Celebrities Music Showbiz

Ed Sheeran mendon se të gjesh njerëz që të duan vërtetë, është e vështirë dhe ne nuk mund të ishim më dakord se kaq!

Këngëtari i njohur Ed Sheeran, zbuloi në “Kiss FM” ditën e djeshme, se ka kaluar pushimet me miqtë e tij të shkollës, të gjithë të cilëve ai ende iu qëndron pranë. Duke folur me intervistuesit e emisionit, Jordan Banjo dhe Perri Kieley, 30-vjeçari pranoi se është “mjaft e vështirë” të gjesh njerëz që “të duan vërtet”. Dhe pavarësisht se ka bërë një përzgjedhje të miqve që kur ka lënë shkollën, shokët e tij të shkollës janë miqtë e vërtetë.

Fillimi i karrierës sime. U transferova në Los Angeles dhe bëra miq të famshëm dhe pastaj i humba kontaktet me miqtë e shkollës. Por kur u ktheva në shtëpi kur isha 22 vjeç, unë thjesht bëra një përpjekje të vetëdijshme dhe thoja: “Unë paguaj për pushime dy herë në vit dhe ju djema do të vini me mua dhe ky është momenti kur ne do të lidhemi”. Dhe, ju e dini, ne vazhduam me këto festa të mahnitshme dhe të gjithë e mbajtëm miqësinë.

Paraqitja e yllit të muzikës në emisionin radiofonik, ishte për publikimin e këngës së tij të re “Shivers”. Ed ndau me prezantuesit dhe se vajza e tij, Lyra kishte mbushur një vjeçe. Për ditëlindjen e saj , Ed tha:

Koha ka fluturuar plotësisht, por kjo është ajo që çdo prind thotë. Unë kam një turne të gjatë që po vjen kështu që unë mendoj se deri në kohën kur ajo me siguri do të fillojë shkollën fillore ne do të kemi udhëtuar nëpër botë tre ose katër herë. Kështu që unë mendoj se është ndoshta koha për të pasur një normalitet, mendoj.

Rikujtojmë se, Ed Sheeran së fundmi i ka befasuar të gjithë fansat e tij me publikimin e këngës “Visiting Hours”, e para nga album i ri i titulluar “=”, i cili publikohet zyrtarisht më 29 Tetor. Kantautori ka bërë të ditur në Instagram se kënga i kushtohet mikut dhe mentorit të tij të ndjerë, Michael Gudinski.