Gossip

Edhe Ardian Bujupi e ka me “Grammy”-t

Pak orë më parë postimi i The Weeknd mbi rezervat që ka për ndarjen e ceremonisë së çmimeve “Grammy” u komentua kudo në rrjet duke marrë kështu mbështjetjen e artistëve të tjerë gjithashtu dhe të publikut.

Ylli kanadez i muzikës u shpreh se çmimet “Grammy” edhe pas kaq shumë vitesh vazhdojnë të mbeten të korruptuar, kjo pasi ai nuk mori asnjë nominim edhe pse muajt e fundit ka lançuar super hite. Sakaq, albumi i tij “After Hours” u konsiderua si më i miri ndër vite duke thyer rekorde në chart-et muzikore amerikane e jo vetëm.

“Grammy-t mbeten të korruptuar. Ju më detyroheni mua, adhuruesve të mi dhe transparencës së industrisë.”-ka reaguar TheWeeknd në Instagram.

Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe këngëtari shqiptar Ardian Bujupi duket se ka diçka për të thënë rreth çmimeve “Grammy” dhe këtë nuk e prisnim aspak! Këngëtari shumë i dashur i publikut me anë të një postimi në Insta Story u shpreh se dhe ai meritonte që të ishte i përfshirë në eventin e rëndësishëm të muzikës.

“Çdo vit kam lançuar këngë që janë bërë hite në të gjithë Europën. Pa klikime apo dëgjime falso sepse fansat e mi janë besnikë dhe për këtë nuk kam marrë asnjë çmim. Ky është biznes” –shkroi artisti duke na bërë të shtrojmë disa pyetje.

Mos ndoshta Ardian Bujupi po kërkon që të jetë i nominuar për të rrëmbyer një “Grammy Awards” apo thjesht po mbështet kritikat e The Weeknd për kategoritë e nominimeve”? Po ju si mendoni?