Bota Celebrities Fashion

Edhe “Armani Group” merr vendimin e rëndësishëm në lidhje me luftën në Ukrainë/ Mbledhin 500 mijë euro për…

Teksa e gjithë bota i ka sytë nga Ukraina dhe luftës që po ndodh atje, të gjithë po mundohen që të solidarizohen dhe në një mënyrë apo në një tjetër të bëjnë diçka. Një nga firmat më të njohura dhe më të pëlqyera në të gjthë botën e cila gjithashtu ka edhe një ndikim shumë të madh, “Armani Group” ka marrë një vendim në lidhje me këtë situatë.

Së fundmi, ata kanë zbuluar se në kuadër të bombardimeve të Rusisë kundrejt Ukrainës, do të japin ndihmën e tyre. Ata kanë njoftuar nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Instagram se do të dhurojne kontributin e tyre monetar duke iu bashkuar kështu nismës për të ndihmuar nëpërmjet një donacioni për të gjithë njerëzit që janë të detyruar të largohen për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Armani Group njofton se po i bashkohet përpjekjes së luftës me një donacion prej 500 mijë euro për UNHCR-në, Agjencinë e OKB-së për Refugjatët, për ndihmën dhe mbrojtjen e atyre që janë detyruar të ikin nga lufta në Ukrainë. Grupi do të dhurojë gjithashtu veshje kryesore për refugjatët, të cilat do të shpërndahen përmes organizatës jofitimprurëse italiane Comunità di Sant’Egidio, e cila tashmë është e pranishme në kufijtë e Ukrainës.
Stafi i Giorgio Armani do të ketë mundësinë të marrë pjesë në përpjekje duke bashkëpunuar në përgatitjen e dërgesave në front.

Giorgio Armani nuk ka thënë nëse planifikon të ndalojë shitjet në Rusi, por stilisti vendosi të mos ketë asnjë muzikë në shfaqjen e fundit të modës në Paris. Modelet dolën në pasarelë në një qetësi të frikshme, të ndërprera nga duartrokitjet e publikut, të veshura me xhaketa të shkurtra në nuanca pastel dhe fustane të zeza dhe argjendi me shkëlqim, me tegela.