Celebrities Gossip Showbiz

Edhe pse bëri tatuazh për Donaldin, Fifi i del në krah Trixa-s pas krisjes mes çiftit!

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” sa bëhen gjithnjë e më të forta dhe na mbajnë të gozhduar pas ekranit. Të gjithë jemi shumë kureshtarë se çfarë do të ndodhë ditë pas dite me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe se si do të shkojë rrugëtimi i tyre deri në finale ku vetëm njëri do të mund të fitojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Disa pakënaqësira po ndodhin mes çiftit më të përfolur brenda shtëpisë prej disa ditësh, Donaldit dhe Beatrix. Para pak ditësh Beatrix ishte shumë e mërzitur nga nominimi i mikut të saj, Dagz, ku dhe u shpreh se ne do të eleminohej ai, do të dilte dhe ajo. Por duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Donaldit.

Edhe gjatë spektaklit të natës së kaluar në “Big Brother VIP” u fol gjatë në lidhje me çiftin ku Beatrix shprehu rezerva në lidhje me qëndrimin e Donaldit. Sipas saj ai është ftohur dhe nuk sillet më si në fillim me të. Pas mbrëmjes, të dy kanë folur me njëri-tjetrin por biseda ka qenë e tensionuar dhe madje ata kanë përmendur edhe ndarjen.

E lidhur me këtë situatë kaq të përfolur padyshim që nuk mund të mbetej pa reaguar edhe njerëzit që kanë qenë më pranë çiftit. Një ndër to është edhe ish- banorja e shtëpisë Fifi, e cila edhe pse njihet për miqësinë e saj me Donaldin, madje ka bërë dhe një tatuazh që lidhet me të, ka zgjedhur të mbajë anën e Trixa-s në këto ditë të vështira për të.

Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka mbështetur publikisht bukuroshen.

Bebi jem, jam këtu 

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale shihet se ka qënë Donaldi ai i cili i kërkoi që lidhjen e tyre ta shikojnë më mirë jashtë shtëpisë dhe që të qëndronin vetëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ata thanë:

Donaldi: Në fillim më pëlqente kjo, kurse tani je maja-maja.

Beatrix: E ke gabim, maja-maja je vetë. Se po të doje ishe munduar të më kuptoje. Nuk më kishe thirrur fëmijë. Jam munduar të të kuptoj në të gjitha aspektet…Kam qenë me ty, ta kam mbajtur dorën. 

Ende nuk dihet se si do të shkojnë gjërat mes dyshes megjithatë ne urojmë që t’i rregullojmë problemet mes tyre.