Auto & Moto

Elegante por edhe sportive, Ferrari zbulon “bishën” e re!

Ferrari do të thotë motor V12 dhe kështu marka e famshme italiane ka zgjedhur ta quajë makinën e re 12 Cilindri (12 Cilindra). Ky mund të jetë Ferrari i fundit me një V12 dhe drejtuesit e markës kanë dashur të mahnitin të gjithë klientët e tyre duke prezantuar njëkohësisht edhe versionin Spider të kësaj makine.

Motori F140HD i montuar në Ferrari 12Cilindri është versioni i ri i V12 ikonë të Maranellos me aspirim natyral, shprehja më e pastër e shpirtit të Ferrarit. Performanca e pashembullt dhe ekskluziviteti e bëjnë atë një trashëgimtar të denjë të berlinetave legjendare që kanë shkruar historinë e kompanisë.

Aerodinamikë aktive me dy kapakë të vërtetë që hyjnë në veprim nga 60 km/h deri në 300 km/h për të garantuar ngarkesën më të madhe të mundshme. Duke ruajtur një pamje sensuale, tipike Ferrari, makina e re do të kushtojë 395 mijë euro, ndërsa versioni Spider 430 mijë euro.

Ndërkaq, Ferrari F12tdf ka një motor V12 7.3 litra dhe 780 kuaj/fuqi, që teorikisht duhet ta lejojë atë të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h për 2.9 sekonda dhe të arrijë një shpejtësi maksimale prej 340 km/h. Sidoqoftë, prototipi i Ferrari F12tdf i vitit 2014 ka një shpejtësi maksimale prej vetëm 24 km/h. Pavarësisht kësaj, ka nga ata që e dëshirojnë dhe do të ofrojnë 420 mijë euro ose 450 mijë dollarë për të.