Celebrities Showbiz

Elvana Gjata merr një propozim publik nga Loredana!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Ajo çfarë ka marrë vëmendjen së fundmi ka qenë komenti i Loredanës ndaj Elvana Gjatës. Elvana ka postuar në Instagram një video të look-ut të saj, ku shfaqet me një fustan të zi me gurë në sfilatën e Valdrin Sahitit, që u mbajt ditën e hënë. Mes komenteve të shumta Lori i shkruan:

Martohem menjëherë me ty!

Të dyja artistet janë mike prej kohësh dhe kanë treguar se shoqëria e tyre është e bazuar në një vlerësim maksimal të njëra tjetrës dhe kjo duket me postimet e tyre nëpër rrjete sociale. Komente me shumë dashuri e sheqer ndajnë të dyja, pothuajse pas çdo postimi që bëjnë.

Kujtojmë se para pak kohësh Elvana ka publikuar një projekt muzikor me reperin e njohur Mozzik, i cili ka qenë prej vitesh në një lidhje me Loredanën dhe kanë një vajzë të quajtur Hana. Shumë spekulime ka pasur rreth lidhjes së tyre nëse janë rikthyer me njëri tjetrin apo jo por së fundmi ka qenë vet Loredana e cila ka shprehur se po e shijon jetën si beqare dhe se ndjehet shumë mirë vetëm.