Art & Kulturë Dilema Sociale

Ema Andrea: Teatri përçau aktorët, por ata u përdorën…

Vetëm pak kohë më parë, aktorja Ema Andra dha qëndrimin e saj ndaj prishjes së teatrit, që u komentua aq shumë saqë u përdor edhe nga kryeministri Rama.

Ema shprehu dëshirën se dëshironte një teatër të ri, 10-të teatro të rinj Kombëtarë e alternativë, ashtu si një piktor ëndërron një murë pa lagështirë për veprat e tij.

Aktorja shumë e suksesshme, ishte sot e ftuar në emisionin “Dilema Sociale” me Eno Popin në studion e Top Albania Radio-s.

E pyetur rreth debatit për teatrin, aludohet se u ndanë në dy pjesë, një pjesë u shit dhe ju dorëzuan fatit të vendimmarrjes… dhe pjesa tjetër i rezistoi. Ndërkohë Eno e pyet që si nuk u bënë njëherë bashkë?!

E vërteta është se ne nuk jemi bërë ndonjëherë bashkë ose kjo ka zgjatur vetëm disa ditë, maksimumi disa javë. Nuk e ka forcën artisti edhe vetëm edhe në kolektiv, që të marrë vendime të përbashkëta, kjo për hir të së kaluarës dhe mënyrës si janë organizuar gjërat dhe nuk është thjesht ajo që shpesh përmendim ‘buka e gojës’.

Nuk janë artistët kaq shumë të ndërvarur me politikat, me shtetin, jo kaq shumë. Natyrisht që punojnë në instuticione shtetërore, por është një histori e tërë e krijimit të një mentaliteti të artistit, si e gjithë shqiptarëve.

Problemi i shoqërisë sonë është se kemi tradhëtarë, por kjo është në të gjithë botën, pjesa tjetër është se ne na pëlqen t’i ndajmë njerëzit o me mua ose kundër meje. Nga pikëpamja sociale ti nuk mund të denigrosh askënd që ndan një mendim ndryshe. Dhe artistët u denigruan, një pjesë e tyre, për të mundur më pas median.

Ema shprehet gjithashtu se shumë artistë zgjodhën të heshtin, ndërsa ajo ka luftuar çdo ditë e më shumë. Madje mund të kishte pranuar kompromise që në fillimet e saj edhe sot do të kishte trefishin e karrierës, qoftë ekonomikisht edhe përfitime personale, por është vetë-ndërtuar duke mos u ndalur asnjë ditë për punën dhe sakrificën ndaj teatrit.