Bota

EMA: Dy dozat e vaksinës anti-COVID na mbrojnë nga varianti Delta!

Agjencia Evropiane e Barnave është shprehur se dy dozat e vaksinës anti-COVID mbrojnë njerëzit nga varianti Delta i koronavirusit

Ky studim u bë pas shqetësimit të ngritur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për ripërjetimin e vale tjetër të COVID-19, për shkak se varianti delta përhapet me një shpejtësi shumë të madhe.

Kreu i strategjisë së vaksinimit në EMA, Marco Cavaleri u shpreh se 4 vaksinat e aprovuara në Bashkimi Evropian mund të mbrojnë qytetarët nga varianti delta.

Aktualisht, 4 vaksinat anti-COVID të aprovuara nga EMA mund të na mbrojë nga të gjitha variantet edhe nga ai delta, -tha ai.

Po cilat janë 4 vaksinat e aprovuara nga EMA?

Pfizer, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Moderna.

Varianti Delta është shndërruar në një kërcënim për botën, aktualisht për shkak të shpejtësisë së madhe në përhapje. Kjo ka bërë që gradualisht dhe nga java në javë, numri i rasteve të reja me variantin delta në botë, vetëm të rritet.

Sipas studimeve të fundit, ekspertët evropian mendojnë se në fillim të shtatorit 90% të rasteve me COVID-19 do të jenë të variantit Delta.

Megjithatë fushatat dhe proceset e vaksinimeve në botë nuk duhet të ndalin ritmin, ashtu siç nuk duhet të ulet vigjilenca e qytetarëve për të vazhduar të zbatojnë masat anti-COVID.

Megjithëse situata e pandemisë është stabilizuar rreziku për një tjetër valë COVID-19, nuk është shuar plotësisht.