Celebrities Gossip link in bio Showbiz

Emily Ratajkowski “ngroh“ temperaturat, pozon pa reçipeta dhe pa të brendshme…

Supermodelja e njohur, Emily Ratajkowski i la pak vend imagjinatës, teksa pozoi me një fustan leopardi. Duke qëndruar në oqeanin e ndriçuar nga hëna, modelja, 32 vjeçe, hoqi të brendshmet e saj për t’u fotografuar teksa mbante fustanin lart për të treguar këmbët e saj të holla. Modelja doli pa reçipeta për foton e ndezur teksa shfaqte dekoltenë e saj në fustanin i cili përmbante rripa të zinj dantelle, shkruan DailyMail.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata)

Rikujtojmë se disa kohë më parë, modelja e njohur u komentua shumë për deklaratën e saj se nuk e përjashtonte nisjen e një romance dhe me një grua. “Do të doja shumë”,-tha bukuroshja në kopertinën e saj të re për HommeGirls. “Duke pritur që të vijë e duhura”- shtoi modelja. Ratajkowski shpjegoi se aspektet fizike të një personi nuk janë ato që janë më të rëndësishmet për të. Rikujtojmë gjithashtu se Ratajkowski doli si biseksuale në një video të TikTok që ajo postoi në tetor të vitit të kaluar, një muaj pasi ajo bëri kërkesë për divorc nga ish-burri i saj, Sebastian Bear-McClard, i cili dyshohet se e tradhtoi. Që prej ndarjes nga Bear-McClard, me të cilin ndan djalin 2-vjeçar Sylvester, Ratajkowski është parë në takime vetëm me meshkuj. Që kur Ratajkowski u pa duke u puthur me Harry Styles në Japoni, shumë media janë përpjekur të marrin më shumë informacion rreth kësaj romance të re të mundshme. Supermodelja konfirmoi se në të vërtetë ka qenë në lidhje me këngëtarin gjatë dy muajve të fundit. Para kësaj, Ratajkowski ishte parë edhe me komedianin Pete Davidson, por marrëdhënia e tyre ishte e rastësishme.