Live From Tirana Music

Emocionohet Beatrix Ramosaj, kujton projektet e saj më të bukura muzikore

E ftuar në të mërkurën artistike ishte bukuroshja Beatrix Ramosaj e cila zbërtheu disa nga projektet e saj më të bukura muzikore. Teksa u kthye pas në kohë për të na zbuluar prapaskenat e çdo realizimi muzikor, Trixa përjetoi emocione të shumta.

Ja çfarë tha ajo për secilin projekt…

“E Dua Beatin” (2010)

“Më keni kthyer shumë pas në kohë, u mbusha me emocione kam qenë shumë e vogël. Kjo ka qenë kënga ime e parë dhe do të mbetet e paharrueshme. Një ndër kujtimet më të bukura që kam me këtë këngë është pikërisht babai im. Ai ka qenë mes nesh në atë kohë dhe më ka suportuar shumë.”

“Dilema” (2011)

“Kur kujtoj këtë këngë më vijnë në mend dëshirat që kisha në atë për tu bërë një artiste ndërkombëtare sigurisht kjo ishte diçka që e donin të gjithë. Eksperimentoja shumë me rrymat dhe unë si binjak që jam e kam të pamundur të mos ndryshoj mendim. Një ditë më pëlqente rryma pop ditën tjetër thoja se më pëlqente dhe një tjetër por ama rroku ka mbetur me mua gjithmonë.”

“Prekem Ngadalë” (2013)

“Ky ka qenë momenti i parë kur unë krijova vetë melodinë për herë të parë. Gjithashtu ka qenë viti ku unë u njoha me Bushpepën, ai më ka ndihmuar shumë me këngën ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndër personat që më ka mbështetur më shumë.”

“Qysh ki Qejf” (2014)

“Ka qenë periudha kur filluan ato flirtet e para. Këngën e kam realizuar në Prishtinë pasi po kaloja shumë kohë andej.”

“Dhoma 609” (2015)

“Sa nostalgji më sjell kjo këngë, ka qenë një periudhë e artë. Ka marrë 2 çmime kjo këngë në ‘Top Fest’, “Best Female” dhe çmimi i “Top Albania Radio”, ishte hera e parë që vlerësohesha madje në natën finale isha me temperaturë. Kur Ledioni tha emri im nuk po kuptoja asgjë.”

“Pa Ndjenjë” (2017)

“Për veshjet e klipit të këngës jam kujdesur vetë së bashku me shoqen time Adorelën, më pëlqente shumë të vishesha me lëkurë, mendoj se i shkonte shumë dhe këngës.”

“Get High” ft Alban Ramosaj (2018)

“Këtë këngë e punuam për qejf më vjen keq që nuk patëm kohë të bënim dhe një klip. Gjithsesi ky nuk do të jetë projekti im i fundit me Albanin.”

“Dancing with the Devil” (2021)

“Kjo është kënga që më ka ardhur më natyrshëm se gjithë të tjerat, u krijua si me magji. Pas kaq vitesh shkëputje erdha me një projekt që më identifikon.”