Aktualitet

Ende pa u bërë 24 orë nga hapja, dhjetëra automjete bllokohen nga dëbora në Rrugën e Arbrit!

Një situatë e vështirë është krijuar mbrëmje ne sotme në Rrugën e Arbrit, e hapur zyrtarisht sot.

Raportohet se janë mbi 100 makina janë të bllokuara tek tuneli i Bypass-it në Qafë-Murriz si pasojë e bllokimit nga reshjet e borës, temperaturat e ulëta dhe ngricat në rrugë.

Asnjë ndihmë akoma për qytetarët e mbetur në rrugë dhe nuk shihet asnjë borëpastruese apo punonjës policie për të bërë të mundur lëvizjen e automjeteve.