Pardon My French

Eneda Tarifa zbulon bashkëpunimin e lënë pezull!

E ftuara për sot, këtë të mërkurë në “Pardon My French” ishte Eneda Tarifa. Në një intervistë për Top Albania Radio, me Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, Eneda zbuloi të rejat më të fundit dhe të pathënat rreth karrierës së saj.

E pyetur nga Jonida, se me cilin këngëtar do të dëshironte të bashkëpunonte, Eneda u mendua dhe zbuloi për ne projektin e lënë pezull.

Nuk e di, ka shumë, ka disa reperë që më pëlqejnë… E di kush më pëlqen?! Se e dua shumë si çun edhe si njeri, është Big Basta. Edhe thashë… prit se nuk është kaq e vështirë! Na ka mbetur diçka përgjysëm shumë vite më përpara, që nuk e kemi mbyllur dot, kështu që me dëshirë dhe me qef do ta kisha bërë një bashkëpunim me të.

Tashmë mbetet që lajmi t’i shkojë në vesh Big Bastës dhe Eneda ta rikthejë atë për një bashkëpunim shumë të dashur për publikun.