Celebrities Fashion Film & Tv

Epo nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Ja cilët ishin yjet që shkëlqyen në premierën e “House of Gucci”.

Turneu i premierës së “House of Gucci” ka filluar zyrtarisht dhe me siguri do të jetë një nga super ngjarjet e filmit po edhe të modës pse jo, në tapetin e kuq. Ditën e djeshme Lady Gaga, Adam Driver, Salma Hayek, Jared Leto dhe anëtarë të tjerë të kastit të dramës së shumëpritur parakaluan në tapetin e kuq për premierën në Mbretërinë e Bashkuar në Sheshin Odeon Luxe Leicester në Londër dhe bënë një paraqitje jashtëzakonisht interesante dhe unike.

Këngëtarja e hitit të njohur “Rain On Me”, e cila luan edhe rolim e Patrizia Reggiani në filmin e drejtuar nga Ridley Scott, i cili ndjek rrjedhën e ngjarjeve dhe të jetës reale teksa punëson një vrasës me pagesë për të vrarë ish-burrin e saj, Maurizio Gucci-n. Këtë herë paraqitja e saj ishte shumë interesante. Ajo kishte zgjedhur një fustan të purpurt por i vetmi detaj interesant ishte kombinimi edhe me getat si rrjetë.

Hayek shkëlqeu gjithashtu me një fustan të personalizuar nga ‘Gucci’, ku ngjyra e cila dominonte ishte ajo e floririt dhe bizhuteritë prej floriri ranë shumë në sy.

Dhe burrat kryesorë të “House of Gucci”nuk zhgënjyen aspak. Si Jared Leto, i cili kishte veshur një kostum blu prej kadifeje ashtu edhe Adam Driver kishte zgjedhur që ta kombinonte loo-un e tij me një kostum dhe kravatë të markës së njohur ‘Burberry’.

Në filmin e njohur “House of Gucci” gjithashtu pjesë e kastit janë edhe akotrët e njohur si Al Pacino, Jeremy Irons, Reeve Carney dhe Jack Huston. Filmi është drejtuar nga regjisori i njohur Ridley Scott dhe bazohet në librin e Sara Gay Forden me titull “The House of Gucci: A Sensational Story of Murder, Madness, Glamour and Greed”.  Vlen të theksohet ky është thrilleri i ardhshëm i cili shënon rolin e dytë kryesor të Gagës në film. Ajo më parë luajti së bashku me Bradley Cooper në xhirimin e vitit 2018 të “A Star Is Born”, një rol që i dha asaj një nominim për ‘Oscar’ për Aktoren më të Mirë. Ndërkohë që “House of Gucci” do të shfaqet premierë në kinema më datë 24 nëntor.