Showbiz

Era Istrefi dhe Diplo në një lidhje?!

Prej ditësh tashmë qarkullon lajmi se këngëtarja shqiptare me famë botërore Era Istrefi është në një marrëdhënie me producentin e famshëm Diplo, himni “Live it Up” i të cilit mban emrin e tij.

Dyshja vazhdimisht i komentojnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale dhe kjo menjëherë ka tërhequr vëmendjen e fansave të tyre. Së fundmi artisti ka shkruar një ‘të dua’ në foton e Erës në Instagram ku edhe ka marrë të njejtën përgjigje nga ajo.

Ka mjaftuar vetëm kjo që portalet të aludojnë se mes tyre ka diçka më shumë se një shoqëri të mirë. Edhe pse fansat dyshes janë të sigurt se janë në një lidhje, kjo ende mbetet për t’u konfirmuar nga vetë ata.