Celebrities Film & Tv Pardon My French Showbiz

“Është një film me përmasa të papara në Shqipëri”/ Rëndësia e “Në Kuadër të Dashurisë” në botën kinematografike të vendit tonë!

Të ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” kanë qenë Koloreto Cukali, Ornela Islami, Rezart Gurashi dhe Ols Abazi, të cilët kanë dhënë më shumë detaje për dokumentarin e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. Ai titullohet “Në Kuadër të Xhirimeve” dhe do të transmetohet në ekranin e Top Channel, ditën e diel, në orën 20:05.

Me suksesin që u arrit me këtë realizim të parë, padyshim që shtohen zërat se mund të ketë edhe një vazhdim të këtij filmi. Si shprehet drejtori i fotografisë, Rezart Gurashi, nëse do të ndodhë ky projekt kinematografik?

Unë shpresoj të jem tek filmi i ardhshëm. Besoj se të gjithë bashkë kemi mësuar shumë nga ky film kështu që të gjithë kemi se çfarë të përmirësojmë. Unë besoj se do të kërkoj pak më shumë kohë. Gjëja që ishte më me vlerë dhe më e vështirë për tu patur ishte koha.

Producenti Ols Abazi tregoi pak më shumë rreth rëndësisë që “Në Kuadër të Dashurisë” ka në kinematografinë shqiptare:

Është një film me përmasa, për ata njerëz që nuk e dijnë, të papara në Shqipëri. Me një mbështetje të padëgjuar dhe me një terren të pashtruar më përpara për të realizuar një vepër të tillë artistike. Kështu që, kushdo që do ta kuptojë, e kupton. Kush nuk e kupton, do ta kuptojë nga kjo që po them unë.

Ornela Islami, dokumentaristja e filmit, mbështet deklaratën e tij:

Industria e filmit lë shumë për të dëshiruar dhe unë mendoj që zërat kritikë duhet të përqëndrohen më shumë tek filmat që prodhohen me paratë e shtetit, se sa tek paratë e privatit.