Celebrities Gossip Showbiz

“Është një kryevepër…” Klea Huta paralajmëron surprizën e madhe nga Romeo Veshaj dhe Elgit Doda!

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, së fundmi Elgiti vendosi t’i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

Por, përpos jetës private mund të themi me plot gojë se ka qenë tepër i suksesshëm edhe në karrierë. Artisti ka publikuar shumë projekte që kanë arritur të ‘rrëmbejnë’ zemrën e publikut, e disa prej tyre kanë qenë dhe ato në bashkëpunim me vëllezërit Veshaj. Duket se artistët kanë vendosur të na surprizojnë sërish e këtë herë bëhet fjalë për Romeon. Me anë të një Instastory të publikuar pak ditë më parë dyshja na ka treguar se kanë gati këngën e tyre më të re.

E partnerja e producentit, njëkohësisht aktorja e prezantuesja e njohur Klea Huta, teksa ka treguar një copëz nga dueti i dyshes krahas na ka paralajmëruar se pritet të dëgjojmë një ‘kryevepër’…

Sa do doja ta dëgjonit dhe ju versionin e plotë… Është një kryevepër

Para një muaji, Elgiti publikoi pjesën e dytë të hitit të tij ‘Toxic Love’ në bashkëpunim me Klodian Kodrën dhe ka kaluar mbi 2 milion klikime në platformën YouTube.