MeKast | News

Eskorta zbulon eksperiencat me shqiptarët: “Burrat e martuar janë më të mirët, ja çfarë kërkojnë…”

Në një intervistë ekskluzive me Megi Pojanin në “MeKast”, në Top Channel, një 23-vjeçare tregon eksperiencën e saj si eskortë në Shqipëri. Ajo ka rrëfyer pa doreza çdo gjë për jetën e saj dhe sesi e nisi këtë punë, teksa tregoi se fiton nga 4 mijë deri në 9 mijë euro në muaj.

Më tej ajo nuk ka nguruar të tregojë dhe eksperiencat me burrat shqiptarë, duke thënë se shumica e klientëve janë beqarë, por ka dhe nga ata të martuarit. Sipas saj këta të fundit janë më të mirë për të, pasi janë më të kujdesshëm dhe nuk i hapin probleme.

Megi: Të pëlqen kjo punë?

Eskorta: Më pëlqejnë paratë. 300 euro për një muaj, i jap diçka kompanisë, por marr 250 të pastra. Ka raste kur marr më shumë kur më le bakshish klienti dhe bëj diçka ekstra.

Megi: Sa djem takon në ditë?

Eskorta: 8.

Megi: Lodhesh në fund të ditës?

Eskorta: Sigurisht, dua vetëm gjumë. Është lodhje fizike.

Megi: Pjesa më e madhe janë të lidhur, të martuar, apo beqarë?

Eskorta: Janë 60 me 40, 60% beqarë. Të rinj e beqarë. Në fillim kur erdha këtu i pyesja se përse e bënin kur mund të gjejnë pa para. Më thonin është më e lehtë, do shkoj në klub e do shpenzoj po kaq para, do humbas kohë dhe ndoshta nuk marr asgjë, këtu vij, paguaj dhe marr atë që dua.

Megi: Ke burra të martuar të rregullt?

Eskorta: Po, më pëlqejnë ata. Janë më të mirët, nuk të japin probleme, përdorin prezervativ. Nuk të japin probleme më vonë, nuk të shkruajnë, rrinë me mua, mbarojnë punë dhe shkojnë në shtëpi.

Megi: I marrin në telefon gratë kur janë me ty?

Eskorta: Po, ka raste dhe fëmijët.

Megi: E hapin?

Eskorta: Ndonjëherë po, ndonjëherë jo. Kisha një rast me një klient që më mori te një hotel afër zyrës. Kur e mori gruaja me kamera, u vesh shpejt dhe iku në zyrë, foli dhe u kthye prapë.

Megi: Çfarë kërkojnë më shumë meshkujt shqiptarë në shtrat? Kërkojnë gjëra që nuk ua pranojnë gratë?

Eskorta: Jo, kërkojnë veshje seksi dhe kaq. Kënaqen me faktin që është një person i ri, që nuk u lejohet dhe kaq.

Megi: Mendon se je më e mirë se gratë apo të dashurat e tyre?

Eskorta: Jo, sigurisht që jo.

Megi: Po pse vijnë te ty?

Eskorta: Meshkujt janë budallenj.

Megi: E quan tradhti?

Eskorta: Sigurisht, por unë prej tyre fitoj.