Aktualitet Bota

Evakuohen më shumë se 1500 persona për shkak të zjarreve masive tetë fshatra të Spanjës!

Gjatë natës një zjarr masiv në verilindje të Spanjës doli jashtë kotrollit dhe u përhap me shpejtësi, ku është dashur që të evakuohen tetë fshatra dhe rreth 1500 persona në disa qytete. Zjarrëfikësit thanë se:

Flakët në rajonin përreth qytetit të Anon de Moncayo, rreth 70 kilometra në perëndim të qytetit të Zaragozës, u shtuan pas erërave të forta. Një drejtim vazhdimisht i zhvendosur i erës po e bën gjithashtu të vështirë kontrollin e zjarrit.

Kreu i qeverisjes lokale të Aragonit, Javier Lamban, tha të dielën se situata ishte kritike në qytetin e Añon de Moncayo dhe përparësia për 300 zjarrfikësit që luftonin zjarrin ishte mbrojtja e jetëve njerëzore dhe fshatrave.

Zjarri që filloi të shtunën, u përhap në një perimetër prej 50 kilometrash në më pak se 24 orë, tha zyrtari lokal i pyjeve. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve EFE, vlerësohet se sipërfaqja e djegur mund të jetë deri në 8,000 hektarë. Viti 2022 është viti më shkatërrues për zjarret në pyje në Spanjë që nga fillimi i regjistrimeve. Bazuar edhe në matjet e marra nga sistemi evropian i vëzhgimit të Tokës “Copernicus”.

Që nga fillimi i vitit, më shumë se 260 000 hektarë janë shkatërruar tashmë në pothuajse 388 zjarre. Deri tani këtë vit, Ministria Spanjolle për Ambjentin ka regjistruar 43 zjarre të mëdha.  Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje thotë se 248,674 hektarë janë djegur nga zjarret deri tani këtë vit në Spanjë. Kjo shifër është pothuajse katërfishi i mesatares së vendit prej 66,965 hektarësh gjatë gjithë vitit që nga viti 2006.