Celebrities Film & Tv Live From Tirana Showbiz

Evi Reçi debuton si aktore, zbulon eksperiencën e saj në filmin “Guxim”: “Jam kurioze të di si do më shohin njerëzit…”

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë moderatorja dhe këngëtarja Evi Reçi. Së fundmi ajo ka sfiduar veten e saj edhe në aktrim, pasi do ta shohim po ashtu pjesë të kastit edhe në filmin “Guxim”, i cili ka premierën e tij sot në orën 19:00 në Cineplexx TEG. Evi na ka rrëfyer më shumë mbi personazhin e saj dhe si iu duk kjo eksperiencë…

Si e gjete veten si aktore në filmin “Guxim”?

Ka ardhur spontanisht, sepse me Drilonin njiheshim nëprmjet rrjeteve sociale. Në një bisedë e sipër erdhi ideja për të qenë pjesë e filmit dhe kalova një audicion. Fillimsht është menduar që të vija në rolin e protagonistes, që sigurisht Livia e ka qarë. Por duhej një vajzë më e re e më e imët në moshë. Pastaj unë me Drilonin menduam të luaja motrën e Livias.

Si ka qenë për ty të luaje krah aktorëve të mëdhenj në film?

Për mua ka qenë dy herë më shumë kënaqësi, duke qenë se jam rritur jashtë, jam rritur me filmat që prindërit e mi më tregonin për të ruajtur kulturën shqiptare. Prej tyre mëson shumë, teknikat, si bëhen provat. Nuk ka privilegj më të madh se sa hapat e parë t’i merrja kështu. Ata ishin shumë mikpritës. Ata vërtet na përqafojnë sa herë provojmë diçka krah tyre.

Cili ka qenë momenti më i bukur gjatë xhirimeve?

Driloni është nga ato persona që përtej se të bën të ndihesh shumë mirë, ka talent dhe në imitim. Dhe shpesh ai na imitonte ne. Ka pasur shumë gjëra interesante dhe ne vetëm kemi qeshur. Ndërkohë që filmi është shumë serioz dhe ne na duhet të merrnim veten nga të qeshurat.

Çfarë mund të thuash për personazhin tënd?

Driloni donte të nxirrja motrën fisnike, motrën që e ndihmon Livian. Roli më afrohet dhe në karakterin tim real. Është një vajzë që mundohet të ndihmojë, mendoj që jam roli më i qetë. Do ta shihni që nëse të gjithë janë me armë në dorë, unë jam më e qetë. Më e bukura ishte kur mora vesh bashkëpunimin me Top Channel Films, që filmi do merrte më shumë jehonë. Pata fat në këtë debutim timin në kinematografi. Jam e emocionuar sepse nuk e di si do dukem, edhe pse roli im është i vogël. Jam kurioze të di si do më shohin njerëzit, do më shohin si motra e personazhit kryesor apo si Evi.