Celebrities Music Showbiz

Evi Reçi zbulon detajet nga jeta e saj romantike me Kledi Hysën: “Kërkojnë më shumë foto me të se sa me mua…”

Evi Reçi është rikthyer pas një periudhe me një këngë të re. Ajo ka bashkuar forcat me Zaza duke sjellë “Mdo”, një projekt pak më ndyshe nga sa e kemi parë shpesh Evin. Ajo ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” për të folur më shumë për këtë këngë të saj të re, jetën e saj romantike, por jo vetëm…

Evi na tregoi gjithashtu se për projektin e saj me Zaza, “Mdo”, ka punuar edhe me partnerin e saj, Kledi Hysën.

Më mirë punohet dyshe. Kledi ka qenë aty që fillim të demos, bëri kontakt me producentët. Të kupton, arrin të kuptojë qëllimin tënd. Edhe ai është pjesë e showbiz-it, kështu që arrin të kuptojë se çfarë ndodh në botën tonë. Besoj se punohet më mirë sepse, gëzimin, nervat, i ndani bashkë. 

Ju aktualisht bashkëjetoni?

Aktualisht ne jemi në distancë sepse jeton në Austri dhe shkojmë e vijmë. Është personale (lidhja jonë), por tashmë njerëzit e dinë tani. Me datë 13 do të shkoj unë, kurse me datë 27 do të vijë ai. Unë rri në fundjavë sepse jam në punë, kurse ai e ka më të lehtë, sepse puna e tij e lejon që të lëvizë dhe ta marrë laptopin me vete. Plus është në fushën e modës dhe ato sfilatat dhe fotosesionet janë të menaxhueshme, kështu që e ka më të lehtë që të vijë ai. Në Shqipëri ka gjetur një terren të mirë.

E duan shumë njerëzit, madje kërkojnë më shumë foto me të se sa me mua. Më kujtohet një herë që erdhi një zonjë që donte të bënte një foto me të dhe më tha mua: “O vajza, na bëj një foto.” Pastaj pasi e bëri, e kuptoi kush isha. Më bëhet shumë qejfi që e duan njerëzit. Ai i ka bërë vend vetes. Është shumë i hapur, shumë miqësor dhe e kuptoj pse ndodh kjo gjë.