Celebrities Gossip Showbiz

“Faleminderit Zotit që të kam”, Morena Taraku emocionon me fjalët për të atin!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

Por, këtë herë nuk do të flasim për këtë, por për një tjetër anë të sajën shumë të ndjerë. Siç dihet tanimë bukuroshja nuk e ka nënën e saj, për të cilën nuk ngurron kurrë të shprehë mallin e madh që ka në rrjete sociale. E padyshim që Morena është shumë e lidhur me të atin dhe këtë na e tregon shpesh në Instagramin e saj.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ne një Instastory që na i ka bërë me të vërtetë ‘sytë zemra’ ku shfaqet duke folur në kamerë me babain e saj dhe krahas ka shkruar: “Faleminderit Zotit që të kam”.

Së fundmi Morena ka publikuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e saj i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet disa prej tyre. Dihet që bukuroshja e mban shumë të fshehtë jetën e saj private e për këtë gjithë janë kuriozë të zbulojnë më shumë rreth saj. Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse është apo jo në një lidhje dhe ajo ka pranuar se është.

Postimi më i fundit i Morenës na ka shtuar dyshimet se mund të jetë zhvendosur për të jetuar në Dubai (ndoshta partneri i saj mund të jetë atje) pasi teksa ka treguar se ndodhet në Dubai krahas ka shkruar: “Shtëpi e ëmbla shtëpi”.