Sport

Fanella e Messit në betejën e fundit kundër CR7 në ankand, ja sa mund të shkojë vlera e saj!

Shumë kanë shkruar për “vallëzimin e fundit” të Messit kudnër Cristiano Ronaldos, por askush nuk e di nëse është ndeshja e tyre e fundit. Disa paguan miliona për të blerë biletën për të parë ndeshjen e PSG-së ndaj skuadrës së shkrirë të Al Nassr dhe Al Hilal në Riad. Ndeshja u luajt të mërkurën dhe skuadra e Messit mundi skuadrën e Ronaldos me rezultatin 5-4.

Pas kësaj, fanella e Parisit e firmosur nga ylli argjentinas u hodh në ankand nga francezët me një çmim fillestar prej 89 euro dhe tashmë i ka kaluar 20 mijë euro. Megjithatë, sipas vlerësimeve, në ditët në vijim do të kalojë 40 mijë euro. Personi që mban rekordin për një fanellë të Messit të blerë gjatë një ankandi, është një kinez i cili ka paguar 47,300 euro.

Rikujtojmë, se dhoma e hotelit të Lionel Messit në Kupën e Botës në Katar do të kthehet në një muze pas suksesit të Argjentinës në turne. Messi më tej e forcoi statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave duke frymëzuar kombëtaren e tij për titullin e parë të Kupës së Botës që nga viti 1986. 35-vjeçari fitoi Topin e Artë, që iu dha lojtarit më të mirë të turneut dhe përfundoi me Këpucën e Argjendtë pasi shënoi gjithsej shtatë gola. Messi mund të jetë futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, në sytë e shumë njerëzve, por dhoma e tij e hotelit ishte shumë e thjeshtë.