Auto & Moto Design

Fantastike, ju prezantojmë me Lamborghini Vision GT e bërë nga druri!

Disa prej kopjeve të supermakinave të ndërtuara në shtëpi vijnë nga Azia Juglindore dhe ky krijim i veçantë është një nga më mbresëlënësit që kemi parë. Kësaj radhe bëhet fjalë për njeriun i cili më parë krijoi kopje të mini Lamborghini Sian, Bugatti Centodieci dhe Ferrari 250 GTO nga druri.

Por së fundmi ai vendosi të ndërtojë një kopje Lamborghini V12 GT Vision Gran Turismo për djalin e tij të vogël. V12 GT Vision Gran Turismo është një nga makinat koncept më të çuditshme të prezantuara nga Lamborghini në dekadën e kaluar, kështu që kopjimi i pamjes së tij jnuk është një detyrë e lehtë.

Për të nisur projektin, ndërtuesi i talentuar filloi duke ndërtuar një kornizë të thjeshtë çeliku për makinën, duke e plotësuar me të gjithë përbërësit e nevojshëm, për ta bërë atë funksionale. Gjithashtu ai thuhet se kishte vendosur një motor elektrik të vogël.

Ndërkaq, Bugatti Chiron është një nga makinat më të kushtueshme në botë, me një vlerë që përafrohet në 3 milionë euro. Edhe me atë çmim aq të shtrenjtë, që i mundësohet vetëm një elite të vogël në botë, gjithsesi pronarët e pasur duhet të presin porosinë muaj të tërë, pothuajse një vit.

Por e njëjta koha i është dashur edhe 4 shokëve, me shumë pak para, që duke punuar me pasion dhe fantazi kanë ndërtuar një model që, të paktën nga larg, duket identik me automjetin luksoz. Djemtë nga Vietnami kanë postuar videon e krijesës së tyre, e ndërtuar pothuajse tërësisht me fibër xhami dhe baltë.