Celebrities

Fero reagon pasi merr vesh se një prej viktimave në aksidentin e Bullgarisë ishte fans i tij!

Nuk besojmë se ka njeri që nuk dëgjoi për aksidentin e tmerrshëm të ndodhur në Bullgari mëngjesin e të martës. Një autobus me shqiptarë po kthehej nga Turqia por fatkeqësisht ndodhi një aksident dhe më pas u përfshi nga flakët.

Nga kjo ngjarje kanë humbur jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut ku 12 nga këto ishin fëmijë.

Reagimet e artistëve dhe personazheve publikë kanë qenë të shumtë në lidhje me këtë ngjarje duke treguar dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre.

Por së fundmi, njëri prej reperëve më të dëgjuar në vend, Fero ka marrë një lajm aspak të mirë në lidhje me këtë aksident.

Me anë të një mesazhi ai është bërë me dije se një prej viktimave të ndodhur në autobus ishte fans i reperit.
Sigurisht që përgjigja e tij nuk mund të mungonte, ai e publikoi diçka të tillë duke shkruajtur “Zoti në xhenet Inshallah”.

Kujtojmë se autobusi që udhëtonte me qytetare mbante targat e Maqedonisë së Veriut e u dogj në orën 02:00 pasi më parë dyshohet se është përplasur.
Ende nuk dihet asgjë ekzaktësisht për shkaqet e aksidentit por autoritetet kanë nisur hetimet.