Aktualitet

Festat e nëntorit e gjejnë “Monumentin e Pavarësisë” në Tiranë të ridhunuar, por jo të rikonstuktuar.

Edhe pse jo pak herë flasim për patriotizëm, veçanërisht pranë datave festive apo ndeshjeve të kombëtares, jemi po ne që vijojmë të vandalizojmë monumentet dhe simbolet tona më të rëndësishme.

Siç mund të shihni edhe nga fotot, një ditë para 28 nëntorit pllakat metalike të monumentit të Pavarësisë janë vjedhur për skrap.

Monumenti i Pavarësisë u vendos në mes të Parkut “Rinia” me rastin e 100-vjetorit të lindjes së shtetit shqiptar.

Por pavarësisht mirëmbatjes së vazhdueshme nga ana e Bashkisë së Tiranës, janë jo të pakta rastet kur pllakat vidhen për skrap ose hidhen mbishkrime nga ana e qytetarëve krahas atyre të firmëtarëve duke dhunuar monumentin simbol të Pavarësisë.

Pothuajse në të njëjtën gjendje Monumenti i Pavarësisë, ishte edhe në vitin 2015, i shkarravitur apo me panele të grabitura, por bashkia ndërhyri dhe e rikonstruktoi.

6 vite më parë puna e tre specialistëve të Drejtorisë së Riprodhimit të Veprave të Artit u përqendrua edhe në strukturën e simbolit të Pavarësisë. Ndërhyrje u bë edhe në faqet e brendshme. Restaurimi kushtoi një milionë lekë.