Celebrities Gossip Showbiz

Fifi na prezanton me një fanse shumë të veçantë!

Fifi është një nga artistet më të dashura dhe të komentuara në rrjet. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht. Tashmë dihet që ajo është në një marrëdhënie me Adis Patushin, me të cilin poston shpesh foto dhe nuk i kursen aspak dedikimet romantike.

Fifi gjithashtu është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe. Por, ndonjëherë personazhet publikë kanë disa fansa paksa më të veçantë te të tjerët, e me anë të një Instastory bukuroshja na ka ‘ëmbëlsuar’ ditën me zërin e një vogëlusheje që këndon këngën e saj edhe pse shumë e vogël.

Së fundmi Fifi duket se po përgatit një surprizë për ndjekësit e saj. Me anë të një ‘bisede online’ me ndjekësit teksa është pyetur se kur do të publikojë ndonjë projekt të ri, bukuroshja na dha lajmin që prisnim me padurim.

Ditët e fundit kanë qarkulluar disa lajme se këngëtarja është ndarë nga partneri i saj. Kjo ka bërë që të ketë një reagim nga artistja, teksa i hedh poshtë të gjitha këto zëra. Në një shkrim të bërë në InstaStory, ajo shprehet e revoltuar për mënyrën se si shihen gjërat në publik.