Film & Tv

Filmi që do të hapë Festivalin e Filmit në Kanë!

Komedia franceze “The Second Act” do të hapë Festivalin e 77-të të Filmit në Kanë të këtij viti, bënë me dije organizatorët e festivalit. Filmi, titulli origjinal në frëngjisht i të cilit është “Le Deuxieme Acte”, është një film komedi udhëtimi me regji nga Quentin Dupieux. Në film luajnë yjet hollivudianë si Lea Seydoux, Vincent Lindon dhe Louis Garrel.

I paraqitur jashtë konkurrencës si një premierë botërore në Croisette të martën e 14 majit, filmi me 4 pjesë do të shfaqet në kinematë franceze në të njëjtën ditë. Në konfirmimin e përzgjedhjes së filmit në Kanë, festivali e përshkroi Quentin si një “egjisor që përqafon larminë, në ton, formë dhe subjekt dhe një regjisor i cili e ka çliruar veten nga konvencioni përmes një numri tashmë të gjerë pune me 13 filma artistikë në 17 vjet. Festivali i Filmit në Kanë i këtij viti do të zgjasë nga 14 deri më 25 maj.