Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Finalistët e tjerë sipas Kevin Agollit përveç Ilnisës: “Ka një muaj që kam parë një rritje shumë pozitive tek ai…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio vëllai i Ilnisa Agollit, Kevin Agolli. Mbrëmjen e djeshme Prime na dhuroi shumë emocione. Si e komenton Kevin reagimin e Meritonit teksa i premtoi Ilnisës se nëse ajo do largohej përfundimisht nga shtëpia edhe ai do vinte pas saj? Zbuloni duke klikuar në këtë link. Ndërkaq, Ilnisa duket sikur është izoluar nga pjesa tjetër e banorëve, si e komenton Kevin këtë? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Në të tillla formate kur ke të gjithë shtëpinë kundrra tregon rrezikun që shtëpia ndjen karshi teje. Për pjesën e djeshme pasi i duhej të dilte nga shtëpia takoi vetëm Julin dhe Romeon. Pavarësisht disa përplasjeve me ta ajo ka thënë se i vlerëson. Ilnisa është treguar e sinqertë dhe pa kurrfarë hipokrizie sepse të gjithë atë aty po bëjnë çmos për ta nxjerrë përjashta. E ka të gjithë shtëpinë kundra sepse aty brenda Ilnisa është faktor, është rrezik për ta aq më tepër kur amplifikohet me marrëdhënien romantike që ka me Meritonin.

Ndërkaq, një dron erdhi në shtëpinë e “BBV” me emrin e Meritonit dhe Françeskës, a u bë xheloze Ilnisa?

Për dronin dje e mora vesh, nuk e kisha parë. Pjesa e xhelozisë ndodh, Ilnisa ishte e ndikuar edhe nga dënimi që ishte larg Meritonit, nuk kishin qasjen e tyre normale për të komunikuar siç e ka çdo çift.

Finalistët e tjerë sipas Kevin përveç Ilnisës?

Përveç Ilnisës, mendoj që ka një muaj që kam parë një rritje shumë pozitive tek Meritoni, është një përceptim publik. Është një kandidat potencial dhe dy personat e tjerë që mendoj në finale janë Juli dhe Romeo pavarësisht se loja e asnjërit nuk më pëlqen. Mënyra se si i përqaset Romeo debateve nuk më pëlqen, Juli nga ana tjetër ka një muaj që nuk po bën gjë, është futur tek haremi që ka krijuar, po jep disa direktiva dhe njerëzit që ka rreth vetes nuk dinë t’i kryejnë mirë.

Kush del të shtunën sipas Kevin?

Kam frikën e Julias, Liami po ashtu është i rrezikuar, po përpiqet të futet në lojë por vështirë. Rikja ka 75 ditë aty brenda dhe nuk është se ka treguar shumë. Liami ka ende pak kohë për të treguar veten, më të rrezikuar shoh Riken dhe Julian.