Bota

Fitojnë Tirana dhe Partizani, Egnatia për herë të parë në Europë!

Fitojnë Tirana dhe Partizani, Egnatia siguron për herë të parë në histori pjesëmarrjen në Europë. Feston edhe Teuta, ndërkohë që u mbyll pa fitues Bylis-Kukësi.

Bardheblutë e Orges Shehit triumfuan 1-3 në Laç, duke hedhur një hap drejt titullit kampion në Superiore. Goli i Florent Hasanit dhe dygolëshi i Ardit Hilës i dhuruan kampionëve në fuqi një fitore të madhe në Kurbin.

Goli i Saliou Guindo në minutat shtesë, i shërbeu vetëm për statistikë bardhezinjve. Tirana vijon të kryesojë kampionatin shqiptar me 63 pikë, dy më shumë se Partizani ndjekës.

“Demat” mposhtën 2-1 Vllazninë në kryeqytet. Arinaldo Rrapaj dhe Eljon Sota i dhuruan Partizanit avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë. Shkodranët reaguan me Bekim Balajn, por nuk ia dolën të gjenin golin e barazimit.

Egnatia fitoi 3-2 përballë Erzenit (Dwamena 2x, Musta/Ademi, Kapllani), duke forcuar pozitat në vendin e tretë. Skuadra rrogozhinase do të luajë në Conference League. Teuta iu fal golit të shpejtë të Ledio Beqjes për të thyer 1-0 Kastriotin dhe për të parakaluar Laçin në renditje.

Ndërkohë, dramë dhe emocione në Bylis-Kukësi (1-1) . Vendasit kaluan në avantazh falë golit me penallti të Vangjel Zguros në “limite”, por me penallti shënuan edhe verilindorët me anë të kapitenit Gjelbrim Taipi (100+2′).

Skuadra ballshiote e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarëve pas daljeve me të kuq të Joalisson dhe Zguros. Dy javë kanë mbetur për t’u luajtur deri në fundin e këtij sezoni në Abissnet Superiore.