Celebrities Gossip Showbiz

Melinda Ademi përlot me fjalët për të ëmën e ndjerë me anë të këtij postimi!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Megjithatë, edhe pse e shohim në daljet e saj publike të kuruar në detaje, gjithmonë provokuese dhe energjike, reperja bukuroshe ka treguar se ka momentet e saj ku ndihet ‘e dobët’. Një nga këto raste është humbja e nënës së saj, për të cilën sa herë që flet drejtohet me fjalët më emocionuese.  Siç ka bërë edhe së fundmi ku teksa na ka treguar një video që i kanë dërguar nga kopshti i shtëpisë së të ndjerës për të cilin kujdesej kur ishte gjallë dhe krahas ka shkruar:

Mamaja ime kishte një kopsht, një kopsht zemre, ajo mbillte të gjithë gjërat e mira, që i dhanë jetës time një nisje. Ajo më ktheu në rreze dielli, dhe më inkurajoi të ëndërroja, më nxiste dhe edukonte ‘farat’ e vetëvlerësimit. Dhe kur erërat dhe shiu erdhën, ajo më mbrojti mjaftueshëm, por jo shumë sepse donte të qëndroja e fortë. Shembulli i mirë i saj në vazhdimësi, gjithmonë më mësoi të ndaja të mirën nga e keqja, la shenja në rrugën time që do të zgjasin gjatë gjithë jetës. Unë jam kopshti i mamasë sime, unë jam trashëgimia e saj dhe shpresoj që ajo ta ndjejë dashurinë. Ne të duam dhe na mungon mami!

Rina, e cila së bashku me Melindën në vitet e kaluara i kanë dedikuar njëra-tjetrës fjalë aspak të bukura në këngë duket se çdo gjë e kanë lënë në të shkuarën. Madje, mund të presim dhe një duet mes vajzave, pasi kanë postuar një foto me njëra-tjetrën në rrjete sociale dhe ka qenë Rina ajo që ka vendosur një fytyrë me dorën përpara që duket sikur na paralajmëron diçka.