Celebrities Gossip Showbiz

Një urim ditëlindje të tillë për motrën mund ta bëjë vetëm Megi Pojani!

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Shpesh postimet e saj janë lidhur me rutinën ditore, punën, e nuk mungojnë padyshim ato me familjen e sidomos dy motrat e saj, Marsi dhe Ina me të cilat prezantuesja është shumë e lidhur dhe shfaqen kudo së bashku. Ditën e sotme, kjo e fundit feston ditëlindjen dhe Megi e ka uruar publikisht me disa fjalë që na ka emocionuar me të vërtetë.

Edhe 100 motla ime. Të dua. Faleminderit që ruan sekretet e mia dhe nuk ia tregon Marselës. Faleminderit që mban kontakt me të gjithë familjarët në emër të të trejave. Faleminderit që akoma i merr leje babit për mua dhe Marselën. Faleminderit që gatuan për mua dhe nuk më ke lënë të vdes. Ti nuk ke qenë asnjëherë e shëndoshë, ty të peshon përgjegjësia. 

Një video e publikuar nga e motra e saj Marsi Pojani u bë virale kudo në rrjet dhe padyshim nuk munguan fjalët nga më të ndryshmet. Në video shfaqej Megi teksa qeshte dhe kërcente ndërkohë që pastronte varrin e stërgjyshes së saj. Lidhur me këtë kanë reaguar jo vetëm komentuesit duke ofenduar rëndë, por nuk munguan dhe deklaratat nga personazhet publikë.

E ftuar në “Wake Up”, Megi tregoi si qëndronte e vërteta dhe kërkoi falje publike për të gjithë ata që janë prekur nga kjo video.