Aktualitet Politikë

“Flasim”/ Projekti për ishullin e Sazanit, Rama: Do ta ngremë stekën në një nivel të paimagjinueshëm!

Në podcastin dedikuar sektorit turizmit, kryeministri Edi Rama i dha jehonë planit të investimit një miliardë dollarësh në Shqipëri të Jared Kushner, dhëndri i multimiliarderit Donald Trump.

Për herë të parë, Rama zbuloi se për Sazanin ka pasur edhe oferta të tjera, por  që në vlerësimin e tij nuk ishin të duhura.

Sipas kreut të ekzekutivit, jemi në kohën kur Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump propozon një projekt për ndërtimin e resorteve luksoze në Sazan.

“Karaburuni është delikat shumë sepse është një pjesë që i shërben Vlorës si një sfond, peizazh i virgjër dhe nga biodiversiteti është gioxha i pasur, mund të them që për sa më takon mua Sazani është pika ku ne mund të shkruajmë kartëvizitën e Shqipërisë, në mes të Mesdheut dhe mund tju themi të githëve pa përjashtim, ‘të gjithë tigrat luanët e elefantët e industrisë së turizmit në botë. Italia ka 70% të trashëgimisë botërore, kthe sytë nga të duash ke arsye për të shkuar për turizëm. Me Sazanin, nëse bëjmë gjënë e duhur, vëmë kartëvizitën atje dhe themi “Ne jemi Shqipëria!’ dhe ngremë stekën në një nivel që disa vite më parë nuk mund të imagjinohej.

Kam dashur që në fillim, dhe jemi përpjekur, se kjo punë shkon me kontakte, me biseda, por po ju them një gjë që në 5 – 6 vitet e para mund të ulesha me njerëz të rëndësishëm, investitorë dhe u thosha investoni në turizmin në Shqipëri, e ndjeja se nuk thonin jo, por kuptoja që kjo nuk ndodh. Duhet Shqipëria t’i bëjë të vijnë, nuk mund të vijnë këta se po i flas unë. I gjithë angazhimin me rilindjen urbane që e quanin këta fasada, fasada, filloi të hapte sytë… Sot bëhet nami!

Sot jemi në kohën kur Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump propozon një projekt për ndërtimin e resorteve luksoze në Sazan.

Sot jemi në kushtet që kemi një aplikim nga Sazani. Të shohim! Natyrisht është një aplikim serioz nga një grup jashtëzakonisht i njohur. Se këta janë dhe të çuditshëm…

Këto proceset e investimeve kërkojnë kohë e negociata. Kemi pasur kërkesa për Sazanin, 3- 4. Kanë ardhur shumë për të parë, por kur na kanë treguar me prezantime çfarë kanë dashur të bëjmë, jo, nuk është kjo.

Ne aty nuk duam të ndërtojmë një gjë që e gjen në çdo vend në Shqipëri. Duam të jetë një destinacion ku natyra të jetë aseti dhe arsyeja kryesore, dhe zhvillimi të jetë aq i cilësisë së lartë, sa të krijojë një model turizmi që sjell shumë të ardhura e të funksionojë dhe si tërheqje për turizmin.

Dikush tjetër më tha një gjë të bukur…. Miku im amerikan më mori e më tha është e vërtetë. Ore dhe po nuk erdhën. Zhurma që është bërë në media dhe fama që kanë ata do të sjellë shumë njerëz. Të gjitha këto nuk i paguan dot me miliona reklamë. Sepse nuk je ti që çon një reklamë siç patëm bërë dikur reklama ‘Shqipëria, Shqipëria!’ Harxho lekë kot! Mbi të gjitha një investim I tillë në Sazan ose investime të tilla fuqizojnë të gjithë”, deklaroi Rama mëngjesin e sotëm.