Showbiz

Flori Mumajesi: “Janë munduar të më lumturojnë për ditëlindje e më pas të më shkelin çdo ditë të jetës”

Ditën e kaluar këngëtari shumë i dashur i publikut, Flori Mumajesi ka festuar ditën e lindjes dhe urimet kanë qenë të shumta.

Mirëpo, ditën e sotme ai është zgjuar me një reflektim dhe ka vendosur që mendimet e tij t’i ndajë edhe me ndjekësit në Instagram.

“Nuk kam pasur kurrë pritshmëri të mëdha për urime apo surpriza për ditëlindjen time! Kurrë…Por ja që vit pas viti janë munduar të më lumturojnë për ditëlindje e më pas të më shkelin çdo ditë të jetës, janë munduar të më surprizojnë për ditëlindje duke më faturuar kosto të mëdha për atë ditë në kurrizin tim çdo ditë të jetës” -shkruan ai në një postim në Insta Story.

Më pas artisti vijoi me postimin e radhës ku falenderon përzemërsisht ata që e kanë uruar e kujtuar nga zemra.

Po ju çfarë mendoni për këtë reflektim të Florit?! Jeni ndjerë ndonjëherë kështu?