Art & Kulturë

FMN kërkon uljen e papunësisë në Kosovë

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon uljen e papunësisë në Kosovë. Në një konferencë shtypi me Ministrin e Financave, Avdullah Hoti, Ruud Vermeulen deklaroi në Prishtinë se rritja ekonomike ishte e kënaqshme, por se duhet të jetë më e madhe për të ulur papunësinë që aktualisht është në nivelin 27%. Gjithashtu, ai vlerësoi performancën financiare, ndërsa kërkoi të bëhet kujdes në prag të zgjedhjeve.