Sport

Formula 1, gara për Çmimin e Madh të Francës!

Franca është vendi që nesër do të presë garën e 12-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formulës 1. Çmimi i Madh i Francës do të zhvillohet me 53 xhiro në Pistën Paul Ricard, e gjatë 5.8 kilometra, në qytezën Le Castellet. Gara e 24 korrikut e orës 15:00, paraprihet sot nga provat zyrtare, që nisin pasdite, më 16:00. Deri më tani, Max Verstappen nga Red Bull ka fituar gjashtë gara, Charles Leclerc nga Ferrari tre të tilla, ndërsa Sergio Perez nga Red Bull dhe Carlos Sainz nga Ferrari, nga një secili.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve:

– Klasifikimi i pilotëve

1. Max Verstappen (Holandë): 208 pikë

2. Charles Leclerc (Monako): 170

3. Sergio Perez (Meksikë): 151

4. Carlos Sainz (Spanjë): 133

5. George Russell (Britani e Madhe): 128

– Klasifikimi i ekipeve

1. Red Bull: 359

2. Ferrari: 303

3. Mercedes: 237

4. McLaren: 81

5. Alpine: 81