Sport

Formula 1/ Red Bull dominon në Bahrein, Max Verstappen siguron ‘pole position’ e parë të sezonit!

Max Verstappen i Red Bull siguroi pole position për provat zyrtare të Çmimit të Madh të Bahreinit këtë të shtunë për Formula 1. Piloti holandez ishte më i shpejti në pistë, duke bërë xhiron më të mirë me 1:29.708 dhe kështu merr epërsinë nesër në garë.

Sergio Pérez (Red Bull) dhe Charles Leclerc (Ferrari) mbyllën podiumin dhe ndajnë respektivisht pozitën e 2-të dhe të 3-të. Sargeant, Gasly, Magnussen, Piastri dhe De Vries u larguan në seksionin e parë, ndërsa Norris, Bottas, Zhou, Tsunoda dhe Albon u larguan nga pista në seksionin e dytë. Gara e Bahreinit zhvillohet nesër në orën 15:00 dhe është gara e parë për sezonin e ri të Formula 1.