Bota Botë e Çuditshme

Foshnja nga Kanadaja thyen rekordin e peshës, lind 8 kilogramë!

Foshnja e lindur disa ditë më parë në Kanada ka thyer rekord. Djali i vogël i Britteney Ayres, fëmija i pestë i familjes me emrin Sonny, në ditën e parë të jetës së tij ishte 55 cm i gjatë dhe peshonte afërsisht 8 kg. Ai ka lindur me prerje cezariane dhe ka thyer rekordin e 13 viteve të fundit në maternitetin në Ontario. Gjinekologu i familjes, Asa Ahimbisibwe, u tha gazetarëve se ata prisnin që Sonny të lindte i madh, por jo kaq shumë.

“Kur e vendosëm në peshore ishim të sigurt”,-tha doktori, duke shtuar se kur e panë peshën e tij, mjekët dhe mamitë filluan të brohorasin. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pesha mesatare e një djali të porsalindur është rreth 1.5, ndërsa foshnjat më të mëdha zakonisht nuk i kalojnë 2.5 kg. Sipas Librit të Rekordeve Guinness, në vitin 1879 lindi foshnja më e rëndë në histori, me peshë 11 kilogramë, por ai ndërroi jetë 11 orë pas lindjes. Prindërit e Sonny, duke folur për CTV News, theksuan se ata synojnë që fëmija i tyre i pestë të jetë i fundit.