Bota

Fotoja e diplomimit në fushën ku punoi me familjen, emocionon studentja!

Studentja Jennifer Rocha vendosi të realizonte fotografinë e diplomimit të saj, së bashku me prindërit, në fushën ku ata kanë punuar fort që ajo të kishte një edukim të mirë.

Unë dëshiroja të beja fotografitë në këtë fushë, sepse kjo ka bërë të mundur studimet e mia në kolegj, -tha studentja e sapo diplomuar.

Jo çdokush e ka jetën “fushë me lule”, por ka disa të cilët duhet të punojnë në një fushë me lule, për të suportuar ëndrrat dhe qëllimet e tyre.

Jennifer ka punuar prej moshës së adoleshencës së bashku me prindërit e saj në fushën e tyre dhe jeta studentore nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Asaj i duhej të punonte, të mësonte dhe të shkonte në shkollë.

Ka pasur raste që shkolla mbaronte vonë dhe më duhej të flija në makinë,ka qenë një rrugë e vështirë por ia kemi dalë, -tha ajo.

Kjo na bën të kuptojmë dhe të besojmë fortë se pas punës , përkushtimit dhe këmbënguljes gjithmonë vjen shpërblimi!