Bota Lajmet e fundit

Shpërthen impianti kimik në Gjermani, 1 viktimë, 16 të plagosur, 4 të zhdukur!

Shpërthimi në një impiant kimik të kompanisë Currenta në Leverkusen të Gjermanisë ka çuar në rritjen e alarmit në të gjithë zonën.

Raportohet një viktimë, si dhe 16 të plagosur e 4 të zhdukur. Ngjarja ndodhi në Chempark, park industrial ku ndodhen impiantet kimike të disa kompanive gjermane, në lagjen Buerrig.

Mbrojtja Civile flet për rrezikshmëri shumë të lartë dhe banorëve iu kërkohet të mbajnë mbyllur dyer e dritare. Në impiantin ku ndodhi shpërthimi, përpunohen mbetje toksike. Reja e tymit të zi po drejtohet për nga qytetet Burscheid e Leichlingen.

Për momentin, policia nuk ka informacione për shkaqet ndërsa në zonë ndodhet një numër i madh policësh, zjarrfikësish, helikopterësh e autoambulancash.

Njerëzve që planifikojnë të shkojnë në Leverkusen iu bë thirrje të shmangin qytetin dhe u morën masa duke mbyllur autostradat në afërsi të zonës së shpërthimit.