Sport

FSHF kërkon rikthimin e tifozëve, akses në stadium vetëm ata që janë vaksinuar !

Federata Shqiptare e Futbollit i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë të hapë stadiumet e futbollit në Shqipëri për personat që kanë kryer vaksinën ndaj COVID-19.

Kërkesa e FSHF në fakt bën fjalë vetëm për ndeshjet e klubeve shqiptare në ”Uefa Conference League” dhe dy përballjet e Shqipërisë në shtator përballë Hungarisë dhe San Marinos të vlefshme për eleminatoret e botërorit ”Katar 2022”.

FSHF thotë se ky vendim do të ndihmon në rikthimin e normalitetit në sport dhe për jetën sociale të vendin dhe do të ishte edhe shembull suksesi sesi mund të garantohet siguria publike duke iu rikthyer aktivitete me të tilla përmasa.

FSHF garanton Ministrinë e Shëndetësisë se në stadium do të kenë akses vetëm ata që vërtetojnë se kanë kryer vaksinën. Nga ana tjetë vetëm ditën e djeshme u konfirmua se në vend ka hyrë varianti ”Delta”, por ende nuk është marrë asnjë masë kufizuese. Gjithsesi në Shqipëri stadiumet vijojnë të jenë mbyllura.