Botë e Çuditshme

Ftoi të dashurin e mamasë në dasmën e saj, por jo gruan e babit, vajza merr ndëshkimin e rëndë nga i ati!

Kur bëhet fjalë për planifikimin e kujt do të dëshironit të ftoni në dasmën tuaj, zgjedhja është tërësisht midis jush dhe partnerit tuaj dhe nuk duhet të detyroheni të ftoni dikë që nuk dëshironi.

Por për një nuse, refuzimi i hyrjes së një personi në dasmën e saj do të thotë se ajo do të duhet të fillojë të financojë vetë ceremoninë, pasi babai i saj ka vendosur të tërheqë mbështetjen si rezultat i zgjedhjes së saj. Me një postim në Reddit, babai 58-vjeçar shpjegoi se ka paguar me këste dasmën e vajzës së tij, por së fundmi ka zbuluar se gruaja e tij nuk është e ftuar në këtë ditë të veçantë.

Dhe pasi u përpoq të bindte vajzën e tij 27-vjeçare që ta rimendonte, ajo i tha atij se dasma është vetëm për “familjen e vërtetë” edhe pse i dashuri i mamasë së saj është i ftuar. Në postimin e tij ai tha:

Vajza ime do të martohet në vjeshtë. Unë duhet të paguaj për dasmën, kështu u morëm vesh. Ftesat për “Save the date” i morëm disa ditë pasi kam bërë pagesat në bankën time, por ato duhet të miratohen, kështu që ende nuk janë paguar para. Gruaja ime nuk është e ftuar në dasmë. Unë jam divorcuar [nga mamaja e vajzës sime]. Vajza ime kurrë nuk e ka pëlqyer shumë gruan time të re, ato nuk shkonin mirë. Dy fëmijët e mi të tjerë e duan atë. Telefonova vajzën time dhe e pyeta pse gruaja ime nuk është e ftuar. Ajo tha që është dita e dasmës dhe dëshiron të ftojë vetëm familjen e saj të vërtetë. Unë i thashë se ajo e ftoi të dashurin e mamasë dhe i kërkova të ftonte edhe gruan time, ose nuk do ta paguaj dasmën. Ajo nuk pranoi dhe tha se nuk do e ftojë gruan time. Unë i thashë se do t’i anuloj pagesat atëherë dhe ajo nuk më besoi. Unë i anulova ato dhe vajza ime tani është super e nxehur me mua, siç është edhe ish-gruaja ime.

Babai më vonë sqaroi se gruaja e tij është 61 vjeç dhe se ai e takoi atë pesë vjet pasi u divorcua nga mamaja e vajzës së tij. Ai shtoi:

Gruaja ime është 61 vjeç, e takova pesë vjet pas divorcit tim. Vajza ime dhe gruaja nuk shkuan mire kurrë, ajo mori anën e nënës së saj gjatë divorcit dhe marrëdhënia jonë ka qenë e vështirë që atëherë.