Bota

Funerali shtetëror për Shinzo Abe-n mbahet më 27 shtator, vendimi nxit protesta!

Qeveria japoneze njoftoi të premten se funerali shtetëror për ish-kryeministrin Shinzo Abe do të mbahet më 27 shtator, mes protestave në rrugë dhe kritikave në mediat sociale se shteti nuk duhet të financojë ceremonitë për kryeministrin më jetëgjatë të Japonisë.

Abe, i cili ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë dhe kishte ndikim të madh në Partinë Liberale Demokratike edhe pas largimit nga detyra, u qëllua me armë zjarri dy javë më parë gjatë një fushate politike.

Qeveria vendosi që një funeral shtetëror të bëhej më 27 shtator, në arenën e brendshme Nippon Budokan në qendër të Tokios, sipas Reuters.

“Ne vendosëm këtë, siç u tha më parë, sepse Abe ishte kryeministri më jetëgjatë, gjatë të cilit ai demonstroi aftësi udhëheqëse të ndryshme nga të tjerët dhe mbante përgjegjësi të madhe në zgjidhjen e një numri problemesh serioze të brendshme dhe ndërkombëtare”, tha kryesekretari i kabinetit në një konferencë për shtyp të premten.

Varrimi do të paguhet plotësisht nga rezerva buxhetore të shtetit.

Varrimi i fundit shtetëror i një ish-kryeministri që u pagua plotësisht me paratë e shtetit ishte në vitin 1967 dhe funeralet më pas u paguan pjesërisht nga shteti dhe pjesërisht nga PLD.

Plani aktual po shkakton probleme ku së fundi qindra njerëz u mblodhën pranë zyrës së kryeministrit në Tokio për të protestuar kundër vendimit.

Vetëm 49 për qind mbështetën idenë e një funerali shtetëror në një sondazh të fundit të opinionit publik nga transmetuesi publik japonez NHK.