Music Selected By

“Funk you very much” nga Air Bajko në “Selected By”! Zbuloni çfarë do të thotë…

Erblin Bajko, aktori që u rrit i rrethuar nga format e ndryshme të artit, vjen këtë herë i veshur me petkun e një Dj.
Nga teatri shqiptar dhe ai ndërkombëtarë, Bajko vendosi të përqafojë muzikën, diçka e çuditshme kjo për ata që janë mësuar ta shohin gjithmonë si aktorin e tyre të dashur.

Por duhet përmendur se ai ka një karrierë prej 15 vitesh si një Dj dhe është bërë pjesë e rëndësishme e jetës së natës në Shqipëri. Ai është pjesë gjithashtu në një nga emisionet më të ndjekura, “Propaganda”.
Këtë herë, ndryshe nga javët e tjera, Air Bajko ka dhënë një intervistë ekskluzive për TAR, ku ka shprehur se me ardhjen e verës ai mendon se muzika duhet të ndryshojë.

Duhet të ketë energji dhe të të ngrejë në këmbë, jo të të bëjë përtac. Muzika kësaj here është e përqëndruar më shumë tek larmishmëria e tingujve dhe instrumentave.

Bajko tregon se shumë pak nuk e dinë që është Dj, madje ai tha se më saktë, ata që nuk kanë dalë kurrë natën, ndoshta nuk e dinë që ai është Dj dhe se nuk do t’ia uronte kurrë në botë, asnjë personi që të angazhohej full-time me diçka.

Eksperimentoni dhe jini gjithmonë në lëvizje! Kjo është këshilla ime.

I pyetur se si do ta quante playlist-ën e mbrëmjes së sotme, ai u përgjigj duke thënë: “Funk you very much!”

Dj Air Bajko ju sugjeron që duhet të dëgjoni me patjetër track-un, Janana- Cafe de anatolia. Kjo për arsyen se sipas tij shumë artistë të huaj frymëzohen nga këngët popullore shqiptare dhe i rimodelojnë ato dukei dhënë disa doza të vogla “funk”.
Tani vjen momenti pikant, ku ai duhet të zgjedhë midis programit ‘Propaganda‘ dhe ‘Selected By’ dhe me nota humori në të, Air pohoi se nuk mund t’i ndajë dot.

Nuk i ndaj, secila ka qëllimin e saj. Por do të doja të kisha dhe diçka të tretë si zgjidhje hahaha.

Bëhuni gati miq, merrni rroba me vete pasi Erblini paralajmëroi që do të bëheni qullë në djersë nga të kërcyerat në një maratonë 2 orëshe me muzikën e zgjedhur me shumë kujdes dhe dashuri nga Dj Air Bajko.

Dj ynë e mbylli intervistën me një mesazh për të gjithë dëgjuesit e “Selected By“:

Be the most magnificent!

Mos harroni të dëgjoni emisionin muzikor më të bukur ndonjëherë, nga ora 21:00 deri në 23:00 vetëm në Top Albania Radio!