Fashion

Gabimet që nuk duhet të bëni nëse keni zgjedhur të vishni një fustan të kuq!

Ngjyra e kuqe mund të themi se është zgjedhja e parë e çdo femre kur dëshiron të duket sensuale apo të bjerë në sy, si dhe është një ngjyrë që të jep vetëbesim. Fustanet e kuq nuk dalin kurrë nga moda dhe gjithmonë tregojnë një finesë, shkëlqim, por shpesh herë kjo gjë zhduket me disa gabime të vogla që e prishin tërësisht ‘look-un’.

Kemi një dëshirë që çdo veshje tonën ta shoqërojmë me shumë bizhu apo modele flokësh të ndryshme, duke ndjekur trendet më të fundit.
Por duhet kujtuar se jo çdo trend shkon me njëra tjetrën, pra duhet zghedhur me kujdes veshja dhe çdo elemt që e plotëson pamjen tuaj, për t’u dukur sa më të bukura dhe plot klas.

Nëse dëshironi që të dukeni sa më rrëzëllitëse dhe t’i merrni mendjen çdo djali që ju shikon, lexoni këto këshilla!

Duhet gjithmonë të zgjidhni këpucë të zeza, bezhë apo të argjentë.

Mos u mbingarkoni me aksesorë! Disa vëthë fin të vegjël dhe një byzylyk i thjeshtë do të kompletojë pamjen tuaj.
Ose nga ana tjetër mund të mbani një gjerdan të madh, por të jetë i vetmi detaj në veshjen tuaj. Flokët gjithashtu t’i rregulloni sa më thjeshtë.

Për një ‘look’ perfekt, zgjedhja e duhur është një buzëkuq me ngjyrë të kuqe ose bezhë, por nuk është mirë ta teproni me të kuqen.

Një aksesorë i rëndësishëm është çanta, të cilën duhet me patjetër të jetë në një ngjyrë neutrale apo të zezë.

Kur bëhet fjalë për veshje në ngjyrë të kuqe, kini në mendje se sa më pak aksesorë aq më mirë do të dukeni, prandaj mos e teproni!