Celebrities Music

Gati projektet e reja muzikore, kë po presin me padurim fansat, Elvanën apo Yllin?

Ata janë dy nga artistët shumë të dashur të publikut që thuajse çdo këngë e kanë shndërruar në hit muzikor duke u bërë pjesë e përditshme e jona në radio, në makinë, në playlist-ën e preferuar të telefonit dhe në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për Elvana Gjatën dhe Ylli Limanin, dy artistë që asnjëherë nuk i kanë munguar klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare. Ata duket se po bëhen gati për sezonin veror duke u rikthyer fuqishëm me hite të reja që fansat dhe publiku i gjerë presin me padurim që t’i dëgjojnë. Ama këto prurje nuk do të vonojnë, madje janë shumë afër. Si Elvana ashtu edhe Ylli kanë njoftuar se do të lançojnë një këngë të re këtë të premte. Ky nuk do të jetë një bashkëpunim por secili prej tyre ka gati një këngë solo madje dhe një klip gati për tu publikuar.

Elvana Gjata të premten sjell projektin muzikor të titulluar “Çelu” fiks për stinën e panverës ndërsa Yll Limani vjen me “A ki me rrejt” po të premten në orë 20:00. Të gjithë janë shumë të emocionuar për këto këngë të reja por cilin prej tyre fansat po presin më shumë?

Pak më parë në faqen tonë zyrtare të Instagram-it, publikuam një sondazh ku i bëmë ndjekësave tanë po të njejtën pyetje. Me një diferencë të madhe prej 66% të votave, Elvana kryeson këngëtarin për faktin se ata po presin me padurim më shumë këngën e saj. Pavarësisht këtij rezultati, Evlana dhe Ylli mbeten 2 prej artistëve më të preferuar të publikut.