Showbiz

Gwen Stefani i jep fund karrierës muzikore

Këngëtarja e famshme Gwen Stefani e cila ka 30 vite në skenë është gati t’i japë fund karrierës së saj muzikore.

Ajo ka njoftuar në një intervistë të dhënë së fundmi se duhet t’i përkushtohet familjes dhe fëmijëve të saj më shumë se kurrë dhe për ta bërë këtë gjë është e gatshme të heqë dorë nga muzika.

Gwen shtoi se gjithashtu ndihet se tashmë që është 48-vjeçe e ka plotësuar moshën për të patur një karrierë dhe jeta e saj duhet të përqëndrohet vetëm rreth familjes.

Ajo përfundoi edhe turneun e fundit muzikor i cili i është kushtuar vetëm fansave të cilët e kanë mbështetur ndër vite ndërkohë që shtoi se ajo mund të japë disa koncerte vetëm në Las Vegas, në qytetin e saj ku në fund të ditës është sërish pranë fëmijëve.