Celebrities Showbiz

George Clooney nuk dëshiron që bashkëshortja e tij të shohë këtë film të tijin…

Aktori i njohur i Hollywood-it, George Clooney po mban të fshehtë diçka nga bashkëshortja e tij, Amal Clooney. Dhe ky është pikërisht filmi i tij “Batman”. Aktori, i cili me shaka pranoi se “shkatërroi” ekskluzivitetin, thotë se Amal nuk lejohet të shohë filmin “Batman & Robin”. Amal zbuloi për “Variety”, mbi filmin e George të vitit 1997.

Ai nuk do të më lejojë që ta shoh.

Ndërkohë, George thotë se e ka shtuar atë në ‘listën e ndaluar’ të filmave për përfitimin e gruas së tij. Ai shprehet:

Ka disa filma që unë thjesht nuk i lejoj kategorikisht. Unë dua që gruaja ime të ketë njëfarë respekti për mua.

Teksa Amal nuk e ka patur mundësinë për të shijuar filmin akoma, ajo mendon se George do të pendohet kur fëmijët e çiftit duan të shikojnë filmin. I pyetur nëse fëmijët e tyre do të këmbëngulin për ta parë, aktori është shprehur se kjo “do të ishte vërtetë e dhimbshme”.

Aktori i njohur amerikan dhe Amal janë shembulli më i përsosur i rastësisë dhe faktit që kurrë nuk është vonë të biesh në dashuri. George ishte betuar se do të ishte beqar për gjithë jetën. Por jeta e tij ndryshoi kur njohu partneren e zemrës, Amal. Clooney dhe bashkëshortja e tij, janë një prej çifteve më simpatikë të showbiz-it ndërkombëtar.

Ata duket se janë bërë fiks për njëri-tjetrin dhe shpesh ndjekësit i kanë konsideruar ‘Couple Goals’. Por e dini si ishte jeta e George para se të njihej me dashurinë e jetës së tij? Ylli i Hollywood-it, ka treguar në një intervistë se ndihej i paplotësuar deri në momentin që njohu Amal.

Rikujtojmë, se Clooney dhe gjysma e tij më e mirë, Amal u takuan për herë të parë në vitin 2013. Një vit më pas çifti u martua, ndërsa më 6 qershor 2017, ata u bënë prindër të dy binjakëve, vajzës Ella dhe djalit Alexander.