Showbiz

Gigi Hadid shkëlqen në sfilatën e Tom Ford

Java e Modës në New York ka sjellë sërish modelen e famshme Gigi Hadid në pasarelë.

Bukuroshja 23-vjeçare parakaloi me një fustan të zi dhe grim të ftohtë në sfilatën e Tom Ford, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me sharmin e saj.

Ajo e cila gjithashtu mori vlerësimet maksimale nga kritikët e modës ishte modelja 17-vjeçare, Kaia Gerber. Modelja ka trashëguar talentin e saj nga e ëma, Cindy Crawford, një ndër modelet më të mira të viteve ’80-’90.