Showbiz

Gigi Hadid zbulon dhomën e gjumit të vogëlushes së saj

Gigi Hadid dhe Zayn Malik sollën në jetë fëmijën e tyre të parë në shtator. Bukuroshja zbulon çdo ditë e më shumë detaje nga vajza e saj, por këtë here ka zgjedhur të zbulojë dhomën e gjumit.

Përveç kësaj, Gigi ka postuar edhe disa foto nga shtatzënia, pak ditë para se të lindte, të cilat nuk i kemi parë kurrë më parë.

Modelja 25-vjeçare ka shkruar në foto se aty ka dale një natë para se të lindte dhe gjithashtu përgatitja e dhomës së vogëlushes e ka ndihmuar atë edhe për tu përshtatur më shpejt me jetën e re si nënë.

Nga postimet e Gigi-t duket se pjesa më e veçantë nga dhoma e vajzës është një pjesë me rafte në mur e mbushur plot me libra fëmijësh të dhuruar nga miqtë e saj të ngushtë dhe të Zayn. Vogëlushja mbush 1 -vjeç këtë shtator dhe që tani, duket sikur çifti po e mëson të rritet me frymën e librave dhe biblotekës së madhe në shtëpi.

Kujtojmë se Gigi me Zayn po jetojnë në fshat në fermën e nënës së Ggig-it në Pensilvani.