Celebrities Showbiz

Gisele Bündchen poston disa fotografi të fëmijëve të saj dhe gjejeni se çfarë kanë ata të përbashkët!

Fëmijët e Gisele Bündchen po fillojnë t’i ngjajnë akoma dhe më shumë mamasë së tyre të famshme! Para pak ditësh, supermodelja 40-vjeçare, postoi disa fotografi në llogarinë e saj në “Instagram” që treguan se si vajza Vivian Lake, 8 vjeç dhe djali Benjamin Rein, 11 vjeç, ndajnë të njëjtën ndjeshmëri dhe dashuri për kafshët, njësoj si nëna e tyre.

Bashkuar me fotot e vjetra të një Bündchen kur ishte e vogël duke mbajtur në duar një pulë, imazhet paraqisnin Vivian dhe Benjamin të dy duke mbajtur në duar njësoj si nëna e tyre dy pula.

Mendoj se ne kemi diçka të përbashkët. Apo jo? (Unë kur isha ende një fëmijë dhe Vivi dhe Benny tani). 

Bashkëshorti i saj, Tom Brady, babai i Vivian dhe Benjamin, nuk kishte asgjë tjetër për të thënë përveç fjalëve të ngrohta për familjen e tij.

Jeni kaq të çmuar për mua…i dua këta engjëj të vegjël…edhe ty Gisele! 

Postimi i ëmbël vjen një javë pasi Bündchen postoi me rastin e “Ditës së Baballarëve” një fotografi të Brady me fëmijët e tyre mbi një kal në plazh.

Faleminderit që na do dhe kujdesesh për ne ashtu siç vetëm ti di ta bësh. Ne të jemi shumë mirënjohës dhe të duam shumë! Gëzuar Ditën e Baballarëve dashuria ime!